Vezë ndaj Veliajt, procedohet penalisht i riu

Tirana

Vezë ndaj Veliajt, procedohet penalisht i riu

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 16:22
Vezë ndaj Veliajt

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 21 vjeçarit që qëlloi me vezë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

Sipas policisë është proceduar O.G. 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ditën e djeshme Veliaj pati një dëgjesë me artistët për çështjen e teatrit, por para se të futej në aktivitet një grup të rinjsh nga FRPD e qëlluan me vezë.

Sipas tyre Veliaj po prish teatrin për të lejuar aty ngritjen e kullave.

Ndërsa për ironi pas incidentit Veliaj u shpreh se Lulzim Basha nuk ka shenjë as të godasë me vezë dhe jo të qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat