Veliaj: Pse duhet një teatër i ri kombëtar! - Bota Sot
Veliaj: Pse duhet një teatër i ri kombëtar!

Tirana

E martë, 21 gusht 2018

Veliaj: Pse duhet një teatër i ri kombëtar!

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 12:58
Erion Veliaj me artistët

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, zhvilloi një bashkëbisedim me komunitetin e artistëve për nismën për një Teatër të ri Kombëtar

Në fjalën e tij shprehu bindjen se sikurse çdo projekt tjetër i Bashkisë së Tiranës, edhe ai për Teatrin e  ri do të rezultojë një sukses i vërtetë. Kreu i Bashkisë deklaroi ky debat për një teatër të ri daton që në 98, kur vetë artistët shprehnin pakënaqësi për kushtet e tyre të punës. 

Veliaj deklaroi se që në 1954 Ministria e Industrisë dhe Ndërtimit ka një korrespondencë me Drejtorinë e Teatrit Popullor ku shpreh mendimin që teatri të transferohet tek salla e Kuvendit popullor sepse nuk përmbush kushtet. “Pra plot 64 vjet më parë. Që atëherë situata vetëm është përkeqësuar.  Në 2004 Këshilli Shkencor i Institutit të Monumenteve të Kulturës e klasifikoi ndërtesën e Teatrit Kombëtar si një ndërtesë pa vlerë”, u shpreh ai. 

Me tej Veliaj tha se studimi shkencor i vitit 2007-2008, “Architettura Moderna italiane per le citta D’Albania,” publikom raporte të italianëve ku theksohet se qëllimi i ndërtimit të kësaj godine që në 1938 nga një kompani italiane ka qenë shfrytëzimi i ambienteve të saj për arsye argëtimi dhe aktivitete sportive. Studimi shkencor sqaron se për shkak të nevojës për të minimizuar kostot në sigtuatë lute, edhe për ndërtimin e kësaj godine që kishte qëllim tjetër, janë përdorur materiale me kosto të ulët, madje materiale skarco, si tallash e alga deti;
“Relacioni i vitit 2014 të Institutit të Monumenteve të Kulturës thotë se Gjendja e përgjithshme e objektit shfaqet e rënduar dhe e amortizuar në kohë.  Gjatë viteve, në objekt është ndërhyrë pjesërisht në rifiniturë, dhe në mirëmbajtjen e pjesëve të dukshme të tij. Ndërhyrje rrënjësore në strukturë, nuk ka pasur asnjëherë që prej kohës së ndërtimit të tij.
Akt kontrolli i bërë më 2014 , pa qenë unë kryetar bashkia, pa apasur lidhje me këtë realitet, nga inspektorët e parandalimit pranë shërbimit zjarrfikës të Tiranës konstaton sesa e rrezikshme është situata e zjarrit”, u shrpeh ai.; 

Kreu i Bashkisë nënvizoi se edhe raporti i 2018 i Institutit të Ndërtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për godinën e Teatrit Kombëtar në 23 mars 2018 thotë se nga inspektimi i situatës së godinës situata paraqitet shumë problematike me përkulje dhe dëmtime në disa zona të soletës dhe me ambiente që nuk ofrojnë kushtet jo vetëm për stafin por edhe për qytetarët që e frekuentojnë. 
Më tej Veliaj renditi listë shumë të gjatë gjërash që duhet të kenë një teatër modern, por që i mungojnë teatrit ekzistues dhe nuk mund të instalohen atje:

- Biletari 
- Garderobe per spektatoret
- Zyra per administraten
- Dhoma zhveshjes per artistet
- Dushe per aktoret
- Dhoma provash
- Dhoma teknike per sisteme kontrolli apo pulti i komandimit
- Sistem Audio dhe video projektimi
- Dhoma akustike apo rregjistrimi
- Infrastrukture rregjistrimi video te shfaqjeve
- Tualete  per spektatoret te pershtatshme per kapacitetin e teatrit
- Dalje emergjence
- Sisteme sigurie
- Sisteme kundra zjarrit
- Sisteme qe garantojne energjine elektrike
- Arkive
- Dhomat e grimit
- Salle per te ngrohur muskulaturen perpara performaces se artistit
- Kostumografia, rrobaqepsi, hapesira pune dhe garderobe
- Skenografia, Hapesira pune , depo materialesh
- Hapesire per orkester ne veprat qe e permbajne ate
- Hapesira prapaskene, mbi skene apo nen skene
- Krahet e skenes dhe qarkullimi i aktoreve pergjate shfaqjes
- Dhome konference apo media ku lancohen shfaqjet
- Hapesira qarkullimi te vecanta per aktoret, administraten dhe publikun
- Sisteme ndricimi dhe dhoma kontrolli.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test