Tiranë, vazhdon “Kultura sovjetike e fëmijërisë“

Tirana

Tiranë, vazhdon “Kultura sovjetike e fëmijërisë“

Nga: Beqir Sina Më: 1 qershor 2018 Në ora: 20:51
Tiranë, vazhdon “Kultura sovjetike e fëmijërisë “

Ndërsa, java e fundit e muajit Maj ishte Dita e Përkujtimit që nderonte ata që kan humbur në betejë, në SHBA, sot është një ditë për të festuar të ardhmen e gjithë botës, është dita e fëmijëve tanë. Është 1 Qershori! i Fëmijëve!
Andaj çdo urim i këti gëzimi sot është vetëm për këta fëmijë - Ai është një urim i madh për fëmijët, është një gëzim i madh, një dashuri e fort, një buzëqeshje e bukur për të gjithë ne, që kur nuk guxojmë në asnjë mënyrë, t’ua vjedhim ose të luajmë me gëzimin e këtyre fëmijëve, kudo në botë, edhe në këtë ditë.

1 Qershori u shpall Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve nga Konferenca Botërore për Mirëqenien e Fëmijëve në Gjenevë, Zvicër në vitin 1925. Ajo nisi të festohet gjerësisht në ish-vendet sovjetike si Rusia dhe Kina, përfshirë Shqipërinë, që nuk la festë komuniste, jo vetëm ato shqiptare por edhe ndërkombëtare, pa festuar dhe pa e deformuar ato, pa i përlyer me atë partinë dhe Enver Hoxhën.

“Kjo është “Kultura sovjetike e fëmijërisë "... Ne kemi nevojë për atë brez të të rinjve që filluan të arrinin pjekurinë politike në mes të një lufte të disiplinuar dhe të dëshpëruar kundër borgjezisë. Në këtë luftë, gjenerata është duke trajnuar komunistët e vërtetë; ajo duhet të nënshtrohet ndaj kësaj lufte dhe të lidhet me të, çdo hap në studimet, arsimin dhe stërvitjen “. ka thënë ideoli i komunistëve -V.I. Lenini për festën e Fëmijeve.

Mbasi, dihet se fëmijët në propogadën komuniste, thuhej se mbajtën një vend të veçantë në zemrat e ish udhëheqësve të Partisë.

Imagjonini sot të bënte ndonjë fëmijë një fotografi me Enver Hoxhën, në Tribunën e 1 Majit ose 29 Nëndorit, çfarë komunisti besnik do të ishte ai ose ajo.
Sepse, ata përfaqësonin jo vetëm pafajësinë e të rinjve, por edhe premtimin e së ardhmes socialiste; në mënyrë që Revolucioni Ndërkombëtar Markssit Leninist, të kishte sukses, të rinjtë duhej të trajtoheshin mirë dhe të edukohen politikisht, thoshte gjithmon propoganda komuniste.
Dhe, kuadrot e partisë komuniste morën shumë rrugë për të arritur këtë qëllim në atë kohë. Partia Komuniste ose Partia e Punës, simotra e saj, nxiti një kult të fëmijërisë, ashtu si kulti i personalitetit të Stalinit, ose Enver Hoxhës në Shqipëri, të idealizojnë fëmijërinë sovjetike dhe shqiptare.

Partia Komuniste në Rusi, dhe PPSH, e formalizoi këtë kult nëpërmjet organizatave rinore si Komsomoli, Pionierët e Rinj, dhe Fëmijët Lulet e Partisë.
Ashtu siç bëri Lenini në fjalimin e tij në vitin 1920 në Komsomol, ky kult të mbështetej në një ndërlidhje mes fëmijëve të vërtetë "komunistë" dhe të gjithë të tjerëve, për 45 vjet veprojë ashpër edhe nga diktatori Enver Hoxha, me fëmijët shqiptar.

Duke institucionalizuar këtë nderim për fëmijërinë, Partia Komuniste, i izoloi ata fëmijë që nuk u bashkuan me grupe të tilla dhe ishin në gjendje të krijojnë një armik radikal tjetër ose klasik, përpara se qytetarët të hynin në fuqinë punëtore.

Forca e këtij institucionalizimi u pa më fort në vitet formuese të Bashkimit Sovjetik dhe u përsos nën Stalin, sidomos në Shqipërin me ardhjen e komunisteve mbas 44’tës, me një nga sundimet komuniste më të egra në botë nën Enver Hoxhën.
Efekti i “Kultura sovjetike e fëmijërisë “ ishte i pamohueshëm; komunistët krijuan bashkësi dytësore për fëmijët me fëmijët . Një me fëmijët e perveligjuar dhe që gëzonin me ato familje që u bashkuan me ta, shërbyen dhe punuan per ta, dhe një me fëmijët e privuar dhe që ua kish ngrirë buzëqeshejen, me ata fëmijët e familjeve që i konsideronin si armiq - dhe prindërit e tyre vuanin në burgjet politike dhe kampet e tmerrshme në të gjithë Shqipërinë.

Dhe, kështu “Kultura sovjetike e fëmijërisë “ ka hyrë dhe ka mbetur edhe në Shqipëri, e cila nuk la pa e bërë çdo festë kombëtare e ndërkombëtare, vetëm për propogandë të zhgrryer nga të gjitha anët çdo festë si për fëmijë dhe të rritur, me ngjyrat dhe mënyrat e festimit vetëm me partinë PPSH, dhe Enver Hoxhën.

Kështu për 45 vjet, ata që vodhën dhe pordhosën çdo festë, vodhën edhe festën më të bukur të fëmijëve në botë 1 Qershorin - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Me paradat - Parakalimet enveristat dhe ish bllokmenët, përsëri - shfrytëzojnë ardhmërinë e Shqipërisë, për propogandë si vepruan me Parakalimet e 1 Majit, 29 Nëndorin para Tribunës së bulevardit “Deshmorët e Kombit” .

Sikur të mos i mjaftonte, ajo që fëmijët e Tiranës, festën e tyre ia kushtuan partisë PPSH, edhe tani mbas 28 vjet demokraci, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, vazhdon me abuzimet me fotografitë e fëmijëve që janë të ndaluara në të gjithë botën. Dhe , shfrytëzojë edhe në ditën e tyre, 1 Qershorin, ai dhe Qeveria e Edi Ramës, të zhvillojnë sot në Tiranë, Paradën - Parakalimin e stilit komunist (“Kultura sovjetike e fëmijërisë “) në Sheshin “Dëshmorët e Kombit” , që këta fëmijë t’i shërbëjnë imazhit propogandistik, të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Mirëpo, kush do ta ta imagjinonte që edhe mbas 45 vjet që ai regjim u rrëzua, dhe afro tre dekada demokraci , enveristat Edi Rama dhe Erjon Veliaj, sot do të nxirrin fëmijët edhe për 1 Qershorin - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, para “Tribunës” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të parakalonin aty para ish asaj tribune të kuqe, si më “1 Maj” dhe më “29 Nëndor” në kryeqytetin e Shqipërisë - Tiranë, si në Korenë e Veriut, Kinë, Kubë dhe Moskë.

Skenat nga Tirana, sot të kujtojnë fëmijërin e tyre me parakalimet para tribunës, së bashku me ato të fëmijeve që me uniforma dhe me shall të kuq, tundin tufa me lule, tullumbacet dhe mbanin në duar parrulla, bandarola me portretin dhe i këndonin Enver Hoxhës, dhe Partisë së Punës.

Sot më 1 Qershor Ditën Ndërkombëtare të Femijëve, parakalimet e të tilla, janë rikthim te nostalgjia e tyre , pordhosje dhe keq-perdorim - abuzim ndërkombëtar me fëmij?t, për të vjedhur dhe luajtur me festat që bëhen fasadë enveriste, si me festat të tila në Korenë e Veriut, Kinë, Rusi dhe Kubë.
Vende këto që jo vetëm jan duke ja vjedhur gëzimin fëmijëve, që duhet të gëzojnë përfundimin me sukses të një viti shkollor, me mënyrat e tyre - të gëzimit fëmijëror, por fëmijët e tyre duhet të festojnë me ideologjinë marksiste leniniste.

1 Qershori - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, është festa dhe e drejta e fëmijëve kjo është para së gjithash një kujtim për përgjegjësinë e çdo njerit për të mos abuzuar me fëmijët. E jo më të shfrytëzojë edhe festën e fëmijëve, 1 Qershorin për imazhin dhe fasadën e Bashkisë së Tiranës dhe Qeverisë së Edi Ramës.

Dita e Fëmijëve në SHBA festohet të dielën e dytë në qershor, duke e bërë atë këtë vit më 10 qershor 2018 dhe ka bër që kjo festë të duket të jetë një botëkuptim dashurie dhe afirmimi i fëmijëve tanë.
Dita e Fëmijëve në Shtetet e Bashkuara festohet me shumëlloje aktivitetesh sportive, kulturore e argëtuese , me vizita në parqet dhe plazhet e qyteteve, shkollat, dhe mjediset e tjera publike, të cilat shënojnë këtë festë duke dalë të organizuar me fëmijët në festë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat