Nusja dhunon të moshuarin në Tiranë, vjehrri i hakmerret keq

Tirana

Nusja dhunon të moshuarin në Tiranë, vjehrri i hakmerret keq

Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Një 39-vjeçare ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj, 84 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa i moshuari ka shkuar menjëherë në polici dhe ka kallëzuar nusen e djalit, me inicialet A.K,  duke marrë kështu një urdhër mbrojtjeje nga komisariati numër 3.

“Më datë 15.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin D.K, vjeç 84, pasi në banesë, nusja e djalit A.K, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat