Të dehur në timon, si e pësojnë drejtuesit në Tiranë

Tirana

Të dehur në timon, si e pësojnë drejtuesit në Tiranë

Më: 5 maj 2018 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Në vijim të kontrolleve për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit policia rrugore në Tiranë arrestoi 3 persona.

Gjatë aksionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme policia vuri në pranga 3 persona që lëvizinin me mjet në gjendje të dehur.

“Ndonese me reshje te dendura shiu, Policia Rrugore e Tiranes sfidon kushtet atmosferike duke ushtruar kontrolle ne te gjith territorin e qytetit me qellim rritjen e sigurise ne rruge dhe jo vetem”- njofton policia.

Njoftimi

Tre te arrestuar per drejtim mjeti ne gjendje te dehur, perkatesisht :

Shtetasi me iniciale P.S vjec 66 u verifikua se ne rrugen Dede Gjo Luli drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen 0.56 mg/l.

Shtetasi me iniciale A.O vjec 27 u verifikua se ne rrugen Dede Gjo Luli drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen 0.67 mg/l

Shtetasi me iniciale Xh.D vjec 23 u verifikua se ne rrugen Dede Gjo Luli drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen 0.85 mg/l.

Gjithashtu jane pezulluar edhe 13 leje drejtimi per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit ne nivele qe variojne nga 0.22 mg/l deri ne 0.37 mg/l.

Festoni, por kujdes! Policia po monitoron

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat