Supriza për Tiranën! Kandidat i përbashkët PD-LSI për udhëheqësin e Bashkisë

Tirana

Supriza për Tiranën! Kandidat i përbashkët PD-LSI për udhëheqësin e Bashkisë

Më: 4 maj 2018 Në ora: 19:31
Tirana

Në vitin 2019 në Shqipëri mbahen zgjedhjet lokale, që përcaktojnë kryetarët e rinj të bashkive. Lëvizja Socialiste për Integrim pritet te jetë në koalicion me Partinë Demokratike. Çka do të thotë se do të kenë kandidatë të përbashkët.

Në një bisedë me gazetarin Agim Xhafka, kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi, thotë se bashkë me Lulzim Bashën, kryetarin e PD-së, po mendojnë një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës. Në garë për një mandat të dytë pritet të jetë sërish kryebashkiaku Erion Veliaj, pro të cilit janë shprehur mjaft nga zyrtarët e majtë.  Por vetë Kryemadhi thotë se nuk beson që kryeministri Edi Rama do ta rikandidojë Veliajn për kryebashkiak.

“Të mos jetë militant dhe një njeri i pëlqyer nga një masë e madhe”, thotë Kryemadhi për kandidatin e përbashkët.

Kryetarja e LSI-së nuk beson se ka marrëveshje Rama Basha. E quan të mbyllur të parin dhe për Lulzim Bashqën shprehet se është partner i besueshëm, serioz, i kulturuar, i sjellshëm dhe jo si ai rrugaçi, (këtu e ka fjalën për kryeministrin Rama).

Ndërsa për Berishën thotë se zë një vend të nderuar ndër politikanët. “Është me plot cilësi dhe i rrallë”, shprehet ajo.

Kryemadhi nuk përjashton as mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat