Veliaj: Tirana, një nga bashkitë më transparente - Bota Sot
Veliaj: Tirana, një nga bashkitë më transparente

Tirana

E shtunë, 23 qershor 2018

Veliaj: Tirana, një nga bashkitë më transparente

Më: 3 maj 2018 Në ora: 22:46
Erion Veliaj

Tirana mirëpriti sot Konferencën e Autoriteteve Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, e cila zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që vitin tjetër komisionerë nga gjithë vendet e botës do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar.

Punimet e Konferencës u përshëndetën edhe nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se Tirana është një shembull i jashtëzakonisht frymëzues për aksesin në informacion dhe transparencën me të dhënat, ndërsa inkurajoi që të investohet më shumë në këtë drejtim. “Shembulli i Tiranës është një shembull jashtëzakonisht frymëzues. Inkurajimi im për ju është të investoni më shumë në autoritetet lokale. E kuptoj se në gjithë Evropën vëmendja më e madhe është në qeverinë qendrore, megjithatë të gjithë e pranojmë se 90% e jetës publike ndodh në qytet, në bashki. Shumica e qytetarëve tanë, shtetin e takojnë tek çerdhja, kopshti, shkolla e fëmijëve, rrugët e qytetit, pastrimi, gjelbërimi, ndaj ju inkurajoj një fokus shumë të madh në autoritetet vendore”, tha Veliaj.

Ai prezantoi si shembull suksesi platformën Open Data, ku qytetarët mund të marrin informacion të plotë për mënyrën se si shpenzohen paratë në qytetin e Tiranës. Përmes Open Data, Tirana ka tashmë një bazë të dhënash për punët publike dhe shërbimet që ofron Bashkia e Tiranës, në funksion të rritjes së transparencës ndaj qytetarëve, por edhe menaxhimit më të mirë të kohës dhe parave të taksapaguesve. “Sot jemi në gjendje të bëjmë dieta më të mira për fëmijët në kopshte e çerdhe, në varësi të statistikave që kemi nga pjesëmarrja, sa hahet ushqimi, sa ushqim ngelet në pjatë e gjëra të tjera që ndoshta duken kuoriozitete të parëndësishme, por që na kanë fuqizuar për të marrë vendime të drejta”, tha Veliaj.

Një tjetër shembull suksesi i Bashkisë së Tiranës është edhe aplikacioni “Tirana Ime”.  Në një kohë kur kryeqyteti po ndryshon me ritme të shpejta dhe dinamike, nëpërmjet aplikacionit “Tirana Ime”, çdo qytetar mund të raportojë në kohë reale problematikat ose shqetësimet, papastërtitë, ose shkeljet që has, dhe stafi i Bashkisë së Tiranës do të shqyrtojë çështjen pas marrjes së raportimit. “Një nga gjërat që vumë në këtë aplikacion është që secili prej tyre mund të raportojë problematika të qytetit, secili prej tyre mund të fotografojë në kohë reale me GPS një grumbull plehrash që nuk është mbledhur, një pemë që mund ta ketë rrëzuar era, një pusetë që dikush mund ta ketë vandalizuar ose thyer, një monument që dikush mund ta ketë bërë me graffiti”, shtoi Veliaj.

Komisioneri Besnik Dervishi tha se Zyra e Komisionerit ka nisur procesin e modernizimit të legjislacionit kombëtar sipas standardeve evropiane. Kjo qasje është e domosdoshme për t'iu përgjigjur si zhvillimit ekonomiko-social, ashtu edhe procesit të integrimit të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test