Tirana me stacion modern multimodal

Tirana

Tirana me stacion modern multimodal

Më: 2 maj 2018 Në ora: 20:39
Tirana me stacion modern multimodal

Një stacion modern multimodal do të ndërtohet pranë spitalit “Hygeia” në Tiranë.

“Risia është se bashkë me hekururdhën Durrës-Tiranë dhe degëzimit të Rinasit stacioni multimodal pranë spitalit “Hygeia”, është shumë i rëndësishëm sepse do të shërbejë si një stacion hekurudhor në rang Shqipërie, që do të mbulojë edhe rrugët që dalin në drejtim të Malit të Zi dhe Maqedonisë”, – tha sot gjatë prezantimit të projekteve të reja për kryeqytetin, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli.

Ky stacion, tha Shkreli, do të jetë shumë modern, gati si terminal aeroporti, do të jetë edhe si një stacion për autobusët e shumtë që do të shpërndahen në të gjithë Shqipërinë.

Shkreli bëri të ditur gjithashtu se “do të ringrihet një stacion terminal pasagjerësh, ku ka qenë në bulevardin e ri. Kjo kërkon një modifikim të projektit, i cili është marrë në konsideratë ku do të përdoret sistemi ‘light rail’, i cili lejon futjen e trenave në një modul më estetik, por edhe më të reduktuar në qendër të qytetit, po shikohet mundësia të çohet ‘light rail’ deri në sheshin “Nënë Tereza” duke i qëndruar idesë së planit rregullues, të ashtuquajturit plani francez, që ka qenë një nga planet e realizuar në Shqipërinë e pas luftës”.

”Në këtë pikëpamje mendoj që qendra e metropolit shqiptar, që nuk është më vetëm Tirana, por Durana, pra hapësira Tiranë-Durrës krijon një ndërkëmbim të nyjeve të transportit ajror që është Rinasi, atij detar, që është porti i Durrësit, që është më i madh në rajon dhe atij tokësor të ndarë tokësor autostradal dhe hekurudhor”, – theksoi Shkreli./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat