Çifti nga mbrëmë qëndron mbi vinç, thonë se do të hidhen

Tirana

Çifti nga mbrëmë qëndron mbi vinç, thonë se do të hidhen

Më: 29 prill 2018 Në ora: 08:45
Çifti e kanë ndërmarrë këtë veprim pas një problemi për çështje pronësie

Burrë e grua nga Tirana që hipën prej mbrëmjes së djeshme mbi një vinç 30 metra të lartë te diga e liqenit dhe kërcënonin se do hidheshin, duket se kanë qëndruar për tërë natën aty.

Ata janë Ferdinand dhe Teuta Saraçi, burrë e grua, ndërsa kjo nuk është hera e parë që tentojnë vetëvrasjen. Çifti e kanë ndërmarrë këtë veprim pas një problemi për çështje pronësie.

Ata janë ish-të përndjekur politik, ndërsa shprehen se këtë akt e kanë ndërmarrë pasi duan t’i nxjerrin nga shtëpia. Teuta Saraçi gjatë një lidhje telefonike për mediat mbrëmjen e djeshme u shpreh se kunata i ka nxjerrë nga banesa, ndërsa policia sipas tyre ka qëndruar indiferente pas kërkesës së tyre.

“Problemi im është se është e dyta herë që kam hipur në vinç, mua më është plotësuar vetëm njëra kërkesë. Teuta Saraçi, ish e persekutuar, më persekuton kunata ime Alba Saraçi dhe më ka nxjerrë nga shtëpia. Ajo ka bërë një urdhër mbrojtje për burrin tim. Para 4 ditësh kemi debatuar se unë plaçkat e shtëpisë i kam blerë me kredi bankare dhe ajo donte të më hidhte plaçkat jashtë shtëpisë dhe ajo shkoi në polici dhe i dhanë urdhër mbrojtje. Nuk kam besim tek asnjëri sepse asnjë nuk e ndihmoi familjen time. Asnjë nuk ka bërë asgjë, bashkia s’ka bërë asgjë, s’ka ardhur asnjëherë, kemi 1 vit pa drita, sepse ajo Alba kishte një konsum të lartë dhe iku për në Itali dhe i la pa paguar”, ka thënë Teuta Saraçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat