Që prej orës 21:00 një çift bashkëshortësh kanë hipur në një vinç dhe kërcënojnë se do të hidhen.
Bëhet fjalë për Ferdinand dhe Teuta Saraçi, burrë e grua, të cilët kërcënojnë se do hidhen nga një lartësi prej 30 metrash në rast se nuk u jepet zgjidhje një problemi të tyre që lidhet me pronësinë.
Ata akuzojnë të afërmit e tyre për veprime të padrejta.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje duke negociuar që çifti të zbresë nga vinçi.
Mësohet se edhe më parë i njëjti çift ishin ngjitur në vinç në tetor të vitit 2017, duke kërcënuar për t'u hedhur dhe u deshën mbi dy orë negociata që ata të bindeshin për të zbritur.
Klikoni këtu për të lexuar lajmin e plotë tek Mediat Shqiptare.