“Tirana vend i rrezikshmërisë së lartë”, raporti i DASH për krimin

Tirana

“Tirana vend i rrezikshmërisë së lartë”, raporti i DASH për krimin

Më: 27 prill 2018 Në ora: 15:21

“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”.

Vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit e ka publikuar deputeti i LSI-së, Luan Rama, në raportin e fundit bërë nga Byroja e Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit. 

Lajmin e bën me dije sot nënkryetari i LSI-së, Luan Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale

Postimi i Luan Rames

Pa koment:

Byroja e Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit: Tirana vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që prekin interesat e qeverisë amerikane!
Raporti vjetor ( Albania 2018 Crime & Safety ), i Byrosë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit evidenton gjëndjen e rëndë kriminale në Shqipëri edhe në vitin 2018!

Pa bërë asnjë koment ja çfarë shkruhet në këtë raport:

=“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”.

=“Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, rryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qëniesh njërëzore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat