Zjarri i madh në fabrikën e riciklimi, Prefektja Jahollari kërkon ndihmën e ushtrisë

Tirana

Zjarri i madh në fabrikën e riciklimi, Prefektja Jahollari kërkon ndihmën e ushtrisë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 11:17
Suzana Jahollari

Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari kërkoi ndihmën e ushtrisë për të shuar zjarrin e fuqishëm në fabrikën e riciklimit në Kashar.

Jahollari: Kanë ardhur menjëherë 7 zjarrfikëset e Bashkisë. Është situata nën kontroll, megjithatë tani njoftova Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Do vijnë edhe tre zjarrfikëse të tjera.

Do ta mbajmë situatën nën kontroll. Humbje në jetë njerëzish nuk ka dhe kjo është e rëndësishme. Akoma nuk e dimë kush është shkaku por e rëndësishme është që ta lokalizojmë. Mendojmë që tre të forcave të armatosura dhe 7 të bashkisë do ta përballojnë. Po vlerësojmë situatën dhe pastaj do të vendosim për ndërhyrje nga ajri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat