Zbardhet agjenda e Federica Mogherinit në Tiranë

Tirana

Zbardhet agjenda e Federica Mogherinit në Tiranë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 07:42
Federica Mogherini dhe Edi Rama

Sot do jetë një ditë e madhe për Shqipërinë, pasi Komisioni Evropian do të bëjë publike edhe progresraportin për vendin tonë, që me shumë gjasa do të hapë dritën "jeshile" për nisjen e negociatave.

Pasdite pritet të mbërrijë në Tiranë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Rreth orës 16:30 minuta ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, do të bëjë publike raportin për hapjen e negociatave, raport i cili do t'i dërgohet edhe Presidencës dhe Kuvendit.

Ndërsa në mbrëmje Mogherini do të darkojë me kryeministrin Rama.

Gjatë së mërkurës në orën 11:00, ajo do të ketë një konferencë shtypi me kryeministrin Rama.

Po ashtu Mogherini do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat