Grabitja e tokave në Tiranë, Prokuroria kërkon 7 vite burg për përgjegjësen e Kadastrës

Tirana

Grabitja e tokave në Tiranë, Prokuroria kërkon 7 vite burg për përgjegjësen e Kadastrës

Më: 12 prill 2018 Në ora: 23:43
Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës kërkoi të enjten dënimin me 7 vite burg të ish-përgjegjëses së zyrës së Kadastrës në këshillin e Qarkut të Tiranës Henrieta Hyka.

Sipas prokurorit të çështjes, Sokol Malaj, shqyrtimi gjyqësor vërtetoi veprimtarinë kriminale të ish-zyrtares me qëllim përfitimin me pa të drejtë për njerëzit e saj të afërm të mijëra metrave katrorë truall në zonën e Kasharit.

Përveç falsifikimit të pronësisë së tokave, sikur ishin dhënë me ligjin 7501, falsifikimi kishte arritur deri në atë pikë, sa një sipërfaqeje prej 500 metra katrorë truall, i është shtuar shifra 4 përpara duke e regjistruar truallin si 4500 metra katrorë.

Nëpërmjet këtij falsifikimi, ajo ka pretenduar t’u hyjë në pjesë edhe 5 firmave të ndërtimit që kanë ndërtuar në këtë zonë.

Përveç procesit penal i cili është në fund dhe pret vendimin përfundimtar të gjykatës, Herieta Hyka është paditur civilisht edhe nga 5 firmat ndërtimit, të cilat do të e kërkojnë dëmshpërblim për pengesat që u ka sjellë për të paktën tre vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat