Bashkia i jep zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm tre lagjeve në Tiranë

Tirana

Bashkia i jep zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm tre lagjeve në Tiranë

Më: 8 prill 2018 Në ora: 12:07
Veliaj

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në tre lagje të ndryshme të kryeqytetit për të shtruar rrjetin e ri të kanalizimeve duke rritur sasinë dhe cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve.

Specialistët e UKT rikonstruktuan rrjetin e kanalizimeve të amortizuar prej kohësh në rrugën “Medar Shtylla”, ndërkohë që bënë të mundur edhe një lidhje të re uji për banorët e pallatit pranë.

Një tjetër investim u finalizua në Rrugën “Kol Ashta”. Ekipet e punës ndërtuan një linjë të re ujësjellësi për banorët e zonës përreth, e cila shumë shpejt do të jetë në funksion të plotë për të siguruar cilësi dhe siguri maksimale të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sot u finalizua me sukses një linjë e re me rrjetin e ujësjellësit edhe në rrugën “Qemal Stafa” duke bërë të mundur një furnizim normal dhe cilësor të ujit të pijshëm për banorët e zonës./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat