‘Lufta e hapur’ mes Kamzës dhe Tiranës, kush ka mbjellë më shumë pemë

Tirana

‘Lufta e hapur’ mes Kamzës dhe Tiranës, kush ka mbjellë më shumë pemë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 21:58
Ilustrim

Ashtu si bashkia e Tiranës, edhe ajo e Kamzës është nja nga bashkitë që po mbjellë pemë pa fund.

Bashkia Kamëz kap shifrën e 105.874 pemëve dekorativë të mbjella në territorin e saj.

Kamza është qyteti më i ri i vendit, ku është investuar në mbi 210 segmente rrugore në territor, si Bulevardi Blu, bulevardi “Berisha”, bulevardi “Skënderbeu”, bulevardi “Donald J. Trump”, në Kamëz, bulevardi “Abdi bej Toptani” në Valias, bulevardi “Demokracia” në Paskuqan, rruga “Demokracia në Bathore, Parku i Paskuqanit. Qyteti i Kamzës është një nga qytetet më tërheqës që ka Shqipëria për shkak të ndryshimit rrënjësor të tij. Kryebashkiaku Xhelal Mziu mban edhe një premtim real në mandatin e tretë për të kthyer buxhetin e Bashkisë në urbanizim dhe gjelbërim të qytetit në çdo cep të tij”, mbyllet njoftimi. 

Ndërkohë që mesa duket është një luftë e hapur me kreun e bashkisë së Tiranës. Erion Velisë i cili nuk po lë personazh pa ftuar për të mbjellë pemë, ndërsa në Kamëz deri më tani nuk ka dalë ndonjë emër i njohur që të shkojë të mbjellë pemë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat