10 vjet nga tragjedia e Gërdecit

Tirana

10 vjet nga tragjedia e Gërdecit

Më: 15 mars 2018 Në ora: 07:12
Ishte ditë e shtunë, kur 10 vjet më parë në një “fabrikë” për demontimin e armëve në Gërdec, më 15 mars 2008, ndodhi shpërthimi i tmerrshëm rreth orës 12:05 të mesditës.

Sot bëhen 10 vite nga tragjedia e Gërdecit, në të cilën tragjedi humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën, pas shpërthimit që tronditi fshatin në periferi të Tiranës.

Shpërthimi në punishten e demontimit të armëve dëmtoi dhe qindra shtëpi të zonës përreth.

Ishte ditë e shtunë, kur 10 vjet më parë në një “fabrikë” për demontimin e armëve në Gërdec, më 15 mars 2008, ndodhi shpërthimi i tmerrshëm rreth orës 12:05 të mesditës.

Ngjarja pushtoi të gjithë televizionet e vendit por pushtoi edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja (si Euro News, CNN e të tjerë), ku ngjarja mori prioritet.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu më 15 mars të vitit 2008 në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat