Sherr me thika në Tiranë, plagoset 21 vjeçari. Autorit i gjejnë në shtëpi…

Tirana

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 21 vjeçari. Autorit i gjejnë në shtëpi…

Më: 14 mars 2018 Në ora: 10:18
Ilustrim

Një i ri ka përfunduar i plagosur pas një sherri me thika në Tiranë. Nga Specialistët e Seksionit të Krimeve Kundër Jetës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 4 Tiranë, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Ergys Metani, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi, më datë 13.03.2018, në vendin e quajtur rruga “Niko Avrami” pranë një kompleksi, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, e ka goditur me mjet prerës “thikë” i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu shtetasit Ergys Metani, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një “thikë” si dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76-22, 279 e 283 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat