Alarm nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Po na rrezikohet simboli kombëtar

Tirana

Alarm nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Po na rrezikohet simboli kombëtar

Më: 3 mars 2018 Në ora: 17:38
Ambasada Amerikane

Ambasada Amerikane në Tiranë bën një apel të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.

Në faqen zyrtare shkruhet për shqiponjën, e cila është simbol për të dy shtetet.

Ambasada shkruan se ky shpend është në rrezik dhe duhet reaguar njësoj siç ndodhi në SHBA, në 2007.

“A e dini që shqiponja është simbol si për Shqipërinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara? Në Shtetet e Bashkuara, shqiponja kryebardhë u hoq nga lista federale e specieve të kërcënuara dhe rrezikuara më 9 gusht 2007 dhe specia tani është në lulëzim. Për fat të keq, shqiponja është në rrezik në Shqipëri. Çfarë mund të bëjmë për t’i ruajtur këto specie të jashtëzakonshme?”, shkruan ambasada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat