Nga pensionistët te ndihma ekonomike, kategoritë që marrin para për dritat

Tirana

Nga pensionistët te ndihma ekonomike, kategoritë që marrin para për dritat

Më: 1 mars 2018 Në ora: 07:34
Erion Veliaj

Zbardhen kategoritë e familjarëve që do të kompensohen nga Bashkia e Tiranës pas heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 kw/orë.

Bëhet fjalë për pensionistët kryefamiljarë, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, ata që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuara, ata që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror, familjet e punonjësve buxhetorë me pagë mujore bruto nën 35 mijë lekë në muaj, të verbrit, si edhe personat paraplegjikë e tetraplegjikë.

Shërbimet sociale kanë përpiluar listën me familjet përfituese nga 24 njësitë administrative të Tiranës, të cilët do të kompensohen me një vlerë totale prej 742 mijë lekësh për muajin janar.

KUSHTET E PËRFITIMIT

Janë 1153 familje, prej të cilave 635 me statusin e invalidit, paraplegjikë e tretraplegjikë, që kanë ose jo nevojë për kujdestarë si dhe 518 familjarë në nevojë që marrin 640 lekë në fund të muajit.

Në bazë të vendimit të qeverisë “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KW/H në muaj”, nuk mund të ketë dy përfitues brenda një familjeje, ndonëse mund të jenë një ose dy të tillë pjesë e kategorive të lartpërmendura.

“Kompensimi për familjet që do të kompensohen bëhet vetëm për një kontratë të energjisë elektrike dhe jepet vetëm një herë për një familje, pavarësisht se ato mund të kenë në përbërje edhe të punësuar të tjerë në sektorin buxhetor, të cilët kanë pagë nën 35.000 lekë apo persona të paaftë a invalidë, persona që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike”, përcaktohet në vendimin e Këshillit Bashkiak. Gjithashtu, do të ketë lëshime për të moshuarit, në rastin kur kontrata nuk është e regjistruar me emrin e pensionistit kryefamiljar apo kur ajo rezulton në emër të kryefamiljarit të vdekur.

“Në rastet kur në të njëjtën familje ka dy pensionistë të vetëm dhe kontrata është në emër të pensionistit jokryefamiljar, kompensimin e përfiton pensionisti në emër të të cilit është kontrata e energjisë elektrike. Në rastet kur, si e ardhur e vetme e familjes është pensioni familjar dhe kontrata është në emër të kryefamiljarit pasjetues, të fëmijëve ose në emër të kryefamiljarit të vdekur, kompensimi u akordohet personave përfitues të pensionit familjar”. Numri i përfituesve nga fondet e bashkisë miratohet sot vetëm për muajin janar. Me gjasë, në muajt në vijim kjo listë do të kalojë me vendim qarkullues.

KATEGORITE PERFITUESE

Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-it, sipas pikës 3 të nenit 7. Të ligjit nr.9355, datë 10.03.2005 “për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” të ndryshuar, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar

Kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar apo vetëpunësuar Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror, pension pleqërie fshati ose pension social, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar

Familjet e punonjësve buxhetorë me pagë mujore bruto nën 35 mijë lekë në muaj, kur punonjësi është kryefamiljar dhe nuk ka asnjë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar

TË VERBRIT

Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie ose pension social që janë me banim në fshat kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët Personat paraplegjikë e tetraplegjikë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat