Rëndohet gjendja e fruthit, 132 të prekur vetëm në Tiranë - Bota Sot
Rëndohet gjendja e fruthit, 132 të prekur vetëm në Tiranë

Tirana

E mërkurë, 19 shtator 2018

Rëndohet gjendja e fruthit, 132 të prekur vetëm në Tiranë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 12:52
Ilustrim

Situata alarmante e fruthit u diskutua ditën e sotme në komisionin e Shëndetësisë.

Zëvendësministrja Mira Rakacolli tha se rastet e para të të prekurve nga fruthi në vend janë regjistruar më 10 janar të këtij viti, ndërsa deri tani kanë humbur jetën 2 fëmijë.

Rakacolli u shpreh se vetëm në kryeqytet janë regjistruar 132 raste, nga të cilët 74% kanë qenë të pa vaksinuar.

Sipas saj janë 10 mijë doza vaksinash fruthi që po përdoren.

Autoritetet rekomandojnë që në rast epidemie të vaksinohen edhe fëmijët 9 muajsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test