Rilyerja e fasadave të pallateve, Bashkia e Tiranës thirrje për të paraqitur idetë - Bota Sot
Rilyerja e fasadave të pallateve, Bashkia e Tiranës thirrje për të paraqitur idetë

Tirana

E enjte, 16 gusht 2018

Rilyerja e fasadave të pallateve, Bashkia e Tiranës thirrje për të paraqitur idetë

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 10:48
Tiranë

Tirana pritet që të vishet sërish me ngjyra. Bashkia e Tiranës shumë shpejt do të rinisë projektin për rregullimin e fasadave të pallateve në kryeqytet dhe lyerjen e tyre, projekt ky i nisur që në kohën kur kryetar ishte Edi Rama në vitet 2003-2004.

Pallatet ngjyra-ngjyra bënë që mediat e huaja të kryenin një sërë reportazhesh për mënyrën se si po ndryshonte Tirana.

Për këtë qëllim, Bashkia Tiranë, përmes Ndërmarrjes së Dekorit, lajmëron të gjithë piktorët, artistët vizualë dhe studentët e arteve figurative të depozitojnë pranë zyrave të kësaj ndërmarrje idetë e tyre për pikturimin e fasadave të qytetit.

Afati i fundit i dorëzimit të ideve dhe të formularit të aplikimit do të jetë data 28 shkurt 2018. Gjatë ndërhyrjeve që do t’i bëhet fasadave të pallateve do të preken edhe bizneset në katet e para të ndërtesave, që do të unifikohen me mënyrën e vendosjes së tabelave të reklamimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test