Rrëfehet motra e Ariela Muratajt: Ja si dhe pse e vrau Aldisoni…

Tirana

Rrëfehet motra e Ariela Muratajt: Ja si dhe pse e vrau Aldisoni…

Më: 29 janar 2018 Në ora: 18:41
Bora Murataj

Sot në “Pasdite në Top Channel” kanë folur për herë të parë familjarët e studentes 21 vjeçare, Arjela Murataj, që u vra në Tiranë pak ditë më parë nga Aldison Belulaj.

Motra e viktimës tregon të vërtetën e ngjarjes dhe lidhjen që kishte viktima me vrasësin.

Bora Murataj ka treguar se më 21 janar ajo ka qenë në shtëpi bashkë me motrën kur ka marrë një telefonatë nga djali i dajës që i thotë se Aldisoni ishte nisur drejt Tiranës me mendje të keqe. 

Bora tregon se kanë marrë në telefon prindërit për të folur për situatën e më pas kanë tentuar të lidhen me policinë, e cila nuk i është përgjigjur.

Ajo tregon se më pas do të niseshin për te komisariati Nr 4 për të bërë edhe denoncim, dhe po ruheshin që t’i fshiheshin Aldison Belulajt.

“Ai vjen shumë shpejt, e kap motrën në dorën e djathtë dhe menjëherë para derës së Mjekësisë nxjerr pistoletën dhe e godet. Ne kemi bërtitur, por asnjëri nuk na ndihmonte. Ai e godet motrën në këmbën e djathtë, që të mos lëvizte. Më pas na drejton pistoletën edhe neve. Më tej godet sërish motrën, ndërsa më tej nuk e pash se ku mori plumbi tjetër dhe godet edhe veten. Kemi marrë policinë, ambulancën dhe nuk na përgjigjej njeri. Njerëzit nuk na ndihmonin. Kemi kërkuar ndihmë vetë, ambulanca u vonua më shumë se 20 minuta. I vetmi që na ka ndihmuar ishte një doktor, i cili na thoshte se motra është gjallë. Aldi pasi plagosi motrën ishte ende me pistoletë në dorë. Ai u zvarrit në mënyrë që ta godiste sërish motrën në mënyrë që të mos shpëtonte. Na dërgojnë në rajon më pas dhe kishte mbaruar gjithçka”. tregon motra e viktimës me lot në sy.

Më pas motra e Arjelas tregon se ajo dhe Aldi nuk kanë qenë kurrë të lidhur, kanë pasur shumë shoqëri, por asgjë më tepër.

“Asnjëherë nuk kanë qenë të lidhur. Ata mund të kenë qenë shokë sepse njiheshin kushërinjtë tanë, që ne i themi vëllezër. Vetëm në mendjen e tij mund të kenë qenë të lidhur. Unë kam jetuar me motrën dhe më mirë se mund të ja dijë motra-motrës sekretet nuk mund t’ia dijë askush tjetër. Nëse motra do të kishte diçka, ajo do të ma thoshte mua. Asnjëherë nuk kanë qenë të lidhur. Ata mund të kenë pirë edhe ndonjë kafe shoqërore, por asgjë më tepër. Ai e konsideronte motrën shoqe, ndërsa pasi ai e ka propozuar atë, ajo është shkëputur prej tij. Ai edhe më tej vazhdonte ta propozonte, por motra i thoshte jo”, thotë Bora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat