Palmat në autostradë shkaktuan përmbytjet, 20 biznese bëjnë kallëzim në Prokurori - Bota Sot
Palmat në autostradë shkaktuan përmbytjet, 20 biznese bëjnë kallëzim në Prokurori

Tirana

E premte, 23 shkurt 2018

Palmat në autostradë shkaktuan përmbytjet, 20 biznese bëjnë kallëzim në Prokurori

Më: 19 janar 2018 Në ora: 16:14
Pamje nga permbytjet

Në vijim të hetimit për përmbytjet e shkaktuara në fund të nëntorit të kaluar në autostradën Tiranë- Durrës, Prokuroria e Tiranës kërkon nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që t’i vendosë në dispozicion projektin e ngushtimit të rrugës në afërsi të Urës së Limuthit. Pas përmbytjeve të shumë bizneseve në nëntor të vitit të kaluar në autostradën Tiranë-Durrës, prokuroria e kryeqytetit i kërkoi zyrtarisht Atoritetit Rrugor Shqiptar, dosjen e projektit për ngushtimin e përroit në urën e Limuthit.

Organi i akuzës fillimisht i kërkoi bashkisë së Vorës vënien në dispozicion të planit urbanistik që devijonte ngushtonte gjerësinë e rrugës në përgjatë dy anëve të autostradës. Sipas “Abcnews”, ndërhyrjet në rrugët kombëtare është kompetencë e ARRSH, ishte shprehur zyratarisht në prokurori Bashkia e Vorës. Autoriteti Rrugor sipas prokurorisë ka firmosur ngushtimin e shtratit të përroit e për pasojë ka ardhur edhe përmbytja e zonës, si biznese e banesa nga shirat e dendur të datës 30 nëntor 2017.

Prej më shumë se 10 ditësh prokurori i çështjes Ervin Karaxha i ka dërguar zyrtarisht ARRSH-së, vënien në dispozicion të projektit për ngushtimin e rrugës, dhe të shtratit të përroit të Limuthit, ku në mesin e tyre u mbollën palmat.

Deri më tani janë paraqitur në prokurori 20 biznese që kanë bërë kallëzim për dëmtimin e pronës nga përmbytja. Po kështu edhe kryefamiljarë kërkojnë dëmshpërblim pasi përmbytja sipas tyre ka ardhur nga devijimi i projektit fillestar. Ndërkohë nuk ende një shifër nga komitetit i emergjenca që u ngrit për të përllogaritur dëmin e shkaktuar nga vërshimi i përroit të Limuthit përgjatë autostradës Tiranës-Durrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test