Pranë këndit të lojërave “7 Xhuxhat” ka nisur prerja e pemëve.
Ky kënd, që dikur ishte një hapësirë e blertë dhe argëtuese për fëmijët, tanimë do të kthehet në truallin e ri ku do të ngrihen pallatet e mëdha prej betoni.
Një qytetar që ka publikuar fotot shkruan: “Një zhurmë motosharre dëgjohet pranë qendrës së Tiranës, teksa pemët bien një e nga një, fëmijët shohin të trishtuar lodrat që largohen të ngarkuara mbi kamionë, xhandarët e bashkisë së Tiranës sigurohen për mbarëvajtjen e këtij ekzekutimi të një hapësire të gjelbër dhe argëtuese. Parku i lodrave ‘7 Xhuxhat’ vdiq! Të na rrojë kulla shumëkatëshe prej betoni!”