"Boom" nga ndërtimet në Shqipëri, Tirana kap 53% të vlerës - Bota Sot
"Boom" nga ndërtimet në Shqipëri, Tirana kap 53% të vlerës

Tirana

E shtunë, 24 shkurt 2018

"Boom" nga ndërtimet në Shqipëri, Tirana kap 53% të vlerës

Më: 8 janar 2018 Në ora: 14:28
Ilustrim

Të dhënat e fundit të Institutit të statistikave në vend tregojnë se, përgjatë 9 muajve të parë të vitit janë marrë leje ndërtimi në të gjithë territorin e vendit për një vlerë paraprake prej 39,471,493,00 lekë, të paktën kaq është deklaruar kur është aplikuar për leje.

Kjo përkthehet në rreth 300 milionë euro. E ndarë sipas rretheve të dhënat flasin për një situatë mjaft interesante. 

Më shumë se gjysma e kësaj vlere, 53% e totalit, ose 20.8 miliardë lekë kanë shkuar në kryeqytetin e vendit, raporton "Scan".

Kjo normë është thuajse dy herë më e lartë se ajo që zë numri i lejeve të ndërtimit. Në 9-mujorin e vitit 2017, në Tiranë kanë shkuar vetëm 27% e totalit të lejeve të ndërtimit të dhëna, pra bindshëm më pak e norma që kryeqyteti zë në totalin e parave.

Gjithsesi, fakti që në Tiranë po injektohet më shumë se gjysma e parave të ndërtimit, ka të bëjë me faktin se në kryeqytet janë ndërtesat më të mëdha, krahu i punës më i shtrenjtë, por edhe ndërtesat më cilësore.

Në vend të dytë ndjek Fieri, me 4.5 miliardë lekë, ose 11% të totalit. Më pas renditet Durrësi me 8% dhe Vlora me 7%, ose 3.1 miliard lekë dhe 2.5 miliardë lekë respektivisht.

Korça vijon me 2.3 miliardë lekë. Në fund të listës kemi Kukësin me Lezhën, me 1% dhe më pak se 1% të totalit, ose vetëm 176 milionë lekë dhe 136 milionë lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test