Nga baraka, në shtëpi; Familjet rome në Tiranë përfituan strehim

Tirana

Nga baraka, në shtëpi; Familjet rome në Tiranë përfituan strehim

Më: 5 janar 2018 Në ora: 23:31
Arkiv

Familja Shahini është një nga 60 familjet rome që përfitoi nga banesat e ndërtuara në ish-repartin ushtarak në Lanabregas. Mbrëmja e ndërrimit të viteve ishte më e ngrohtë se kurrë për Gencin, Rovenën dhe 3 fëmijët e tyre.

Tani ata zotërojnë një shtëpi 2+1, që nuk ka të krahasuar me barakën që kanë jetuar për 25 vite, buzë lumit të Tiranës në zonën e Alliasit.

“Shumë mirë, na ndryshoi jeta. Pastaj kalamajtë më mirë, rrinë më pastër, s’kemi plehra afër. Shpëtuam jetën e kalamajve se aty çdo vit na ikte nga një fëmijë, e kishim lumin afër shumë. Po surprizë ishte, se nuk e dinim se kur do vinim tek shtëpia. Erdhëm tak-fak, unë s’isha aty se isha në punë, më mori në telefon nusja, e më thotë hajde se mora çelësin. Nuk më besohet”, shprehet kryefamiljari, Genc Shahini.

Familja e Gencit, jeton në sajë të punës së tij me shitjen e hekurin, ku çdo muaj siguron rreth 5 mijë lekë të ardhura. Katia është në klasën e tretë dhe ka ndihmuar mamanë e saj në punët e shtëpisë së re.

“Lava enët, lava bufenë, lava çimenton. Shumë e gëzuar, kjo është më e bukur si shtëpi”, shprehet Katia Shahini.

Për familjet rome, që u prekën nga rehabilitimi i lumit të Tiranës, një shtëpi e tillë ishte ëndërruar për vite e vite më radhë.

Shtëpitë e ndërtuara në zonën e Lanabregasit zënë një sipërfaqe prej 11.699 m 2 dhe janë organizuar në 15 godina të madhësive dhe përmasave të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat