Tiranë, rehabilitohen lulishtet e lagjeve

Tirana

Tiranë, rehabilitohen lulishtet e lagjeve

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 12:34
Parku Japonez ne Tirane

Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e lulishteve mes lagjeve, krahas mbjelljeve dhe krasitjeve.

Banorët e kryeqytetit do të kenë një hapësirë çlodhëse të mbushur plot me gjelbërimin pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa puna vijon me intensitet edhe në lagje të ndryshme.

Një vëmendje po i kushtohet shtimit me fidanë të ri të këtyre hapësirave dhe dekorimit të tyre me lule të ndryshme duke krijuar në pika të ndryshme të qytetit mini oaze qetësie, ku qytetarët mund të kalojnë disa orë sëbashku me familjarët e tyre.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë projektesh për shtimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve, ku vlejnë të përmenden këndet e lojërave, fushat sportive, vendosja e stolave, koshave, ndriçimit etj.

Gjithashtu është punuar edhe për kalendarin e aktiviteteve me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të qenë miqësor me natyrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat