Hapet rruga Elbasan-Tiranë

Tirana

Hapet rruga Elbasan-Tiranë

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 10:58
Rruga Elbasan-Tiranë

ARRSH dhe policia rrugore bëjnë të ditur se rruga Elbasan-Tiranë dhe anasjelltas është hapur me një kalim. Kjo falë hapjesë së bypass-it provizor për kalimin e mjeteve.

Automjetet që vijnë nga Elbasani nuk është e nevojshme t’i bien nga Krraba, por mund të përdorin bypass-in. Gjithashtu është vendosur dhe sinjalistika përkatëse dhe ka shërbime të shtuara të ARRSH-së dhe policisë për udhëzimin e drejtuesve të mjeteve.

ARRSH dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje qytetarëve që do të përdorin këtë aks të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat