Autostrada prej 6 orësh e bllokuar, ja nga duhet të kaloni për në Rinas

Tirana

Autostrada prej 6 orësh e bllokuar, ja nga duhet të kaloni për në Rinas

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 06:15
Autostrada Tiranë-Durrës

Prej më shumë se 6 orësh autostrada Tiranë-Durrës është “paralizuar” duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve.

Prej disa orësh, në zonën nga kthesa e Kamzës, deri te mbikalimi i Rinasit, është i pamundur qarkullimi i mjeteve.

E vetmja rrugë për të shkuar në Rinas, aktualisht është ajo nga Kamza, duke kaluar në Fushë Krujë dhe më pas në aeroportin e vetëm të vendit tonë.

Në njoftimin e fundit të Policisë bëhet me dije se edhe rruga nga Ndroqi në Durrës është bllokuar për shkak të vërshimit të madh të ujit. Emergjencat Civile kanë paralajmëruar një situatë të vështirë edhe për 24 orët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat