“Shqipëria punon tokën”, hapet panairi i bujqësisë në Tiranë

Tirana

“Shqipëria punon tokën”, hapet panairi i bujqësisë në Tiranë

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Në sheshin Nënë Tereza në Tirane po organizohet panairi “Shqipëria punon Tokën”. Në panair do të jenë 31 Bashki të vendit dhe rreth 600 prodhues.

Panairi hap dyert për fermerët, blegtorët dhe sipërmarrësit shqiptarë dhe atyre nga trojet shqiptare jashtë kufirit, si Kosova dhe Maqedonia.

Aktivitet që organizohet në 73-vjetorin e Çlirimit. Një mjedis do t’i dedikohet gatimit tradicional shqiptar.

Pas vizitës neper stendat e panairit, pritet që kryeministri Rama do të zhvillojë edhe një bashkëbisedim me sipërmarrësit.

Ndërsa në darkë, kryetari i bashkisë Erion Veliaj organizon “Natën e Bardhë” me një koncert të madh në Sheshin Skënderbe, ku e ftuar speciale është Emily Sande.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat