Tmerr në Tiranë/ Burri godet me tullë në kokë vajzat pranë stadiumit “Dinamo”

Tirana

Tmerr në Tiranë/ Burri godet me tullë në kokë vajzat pranë stadiumit “Dinamo”

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 19:33
Pamje nga ngjarja

Një ngjarje e rëndë dhe mjaft e çuditshme raportohet të ketë ndodhur para pak minutash në Tiranë pranë zonës së stadiumit “Dinamo”.

Qytetarët të pranishëm në vendngjarje raportojnë se një person ndoshta jo në gjendje të mirë mendore, ka goditur me tullë tre vajza në kokë.

Dëshmitarët shprehen se vajzat janë dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht pranë vendngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë.

Nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga ana e policisë në lidhje me detajet e ngjarjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat