Përfundon investimi në Pezë Helmes

Tirana

Përfundon investimi në Pezë Helmes

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 14:18
Pezë Helmes

Në zonën Pezë Helmësit, Bashkia e Tiranës përfundoi ndërtimin e një rruge e cila lidh lagjet përreth me aksin  kryesor duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe tregtimin e produkteve bujqësore e blegtorale. Në përurimin e rrugës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se fokusi në gjysmën e dytë të mandatit do të jetë investimi te fshati për të rritur cilësinë e jetës për banorët.

Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për sistemin e qendrave të fshatrave. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se këto investime do të ishin të pamundura me të ardhurat e vetë ish-komunave, teksa tregoi vlerësim për qytetarët në bashkëpunimin për tërheqjen e mureve rrethues duke i hapur rrugë realizimit të projekteve me rëndësi për të gjithë komunitetin. 

Bashkia e Tiranës bën të ditur se Rruga e re Shirt – Pezë Helmës është e pajisur me bankinë në të dyja krahët, ndërsa janë kryer punime edhe për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve për ujërat e shiut. Rruga është e pajisur me sinjalistikë vertikale dhe horizontale, si dhe me elementë të cilët rrisin sigurinë e banorëve të kësaj zone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat