Vjedhje spektakolare në mes të ditës në Tiranë

Tirana

Vjedhje spektakolare në mes të ditës në Tiranë

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 23:01
Pamje nga video

Marie Sharka denoncon në emisionin “STOP” se më 6 gusht, rreth mesditës, një person i hyri në dyqan në zonën e Astirit në Tiranë he i vodhi çantën me 650 euro dhe 80 mijë lekë të vjetra.

Zonja tregon se disponon videon e hajdutit, një burrë rreth të 40-tave, i veshur sportiv me kapele e shapka.

Maria ka bërë denoncim në komisariatin numër 6, por nuk e di ende se çfarë bëhet me rastin e saj. Pas disa sorollatjeve kërkon ndihmën e emisionit “STOP”.

Më datë 6 Gusht 2017, rreth orës 12:00, në një subjekt privat në rrugën “Mikel Marubi” ndodhi një vjedhje nga një person i paidentifikuar, transmeton tvklan.al.

“Isha ulur këtu, po haja drekën dhe lokali im fatkeqësisht ka dy dyer. Po shikoja një derë kur hajduti më vjen nga mbrapa e më vjedh. Zhurma e majtofonave dhe freskueses se ishte shumë vapë, unë nuk kam ndjerë asnjë gjë. Në kuletë mbaja ca ilaçe dhe aty e kam kuptuar që më kanë vjedhur kuletën”.

Marie Sharka denoncoi ngjarjen dhe pas 3 ditësh u hapën kamerat e lokalit për të zbuluar autorin.

“Personi në fjalë ishte rreth të 40 – ve, i veshur sportiv, me tuta sportive dhe bluze të bardhë, kapele të zezë dhe shapka. U bënë kaq ditë dhe nuk kam asnjë informacion për çështjen time se çfarë është bërë!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat