Nis ndërtimi i rrethrrotullimit të ri te ‘Komuna e Parisit’

Tirana

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit të ri te ‘Komuna e Parisit’

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 11:29
Rrethrrotullimi i ri te ‘Komuna e Parisit’

Një nga investimet më të rëndësishme në Njësinë 5 është dhe zgjerimi i rrugës “Medar Shtylla” si dhe ndërtimi i rrethrrotullimit, i cili do t’i japë zgjidhje problemit të trafikut të kësaj nyje tepër të rëndësishme jo vetëm për zonën, por dhe për të gjithë kryeqytetin.

Ashtu siç pati premtuar në qershor kryebashkiaku Erion Veliaj, puna për jetëzimin e këtij projekti ka nisur pa humbur kohë, ku mjetet e rënda të Bashkisë së Tiranës po lirojnë hapësirat e nevojshme nga objektet të cilat pengonin zhvillimin e projektit të transformimit të gjithë zonës së Komunës së Parisit.

Në këtë zonë, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë duke rikonstruktuar 7 segmente rrugore që shtrihen dhe kufizohen me Rr. “Sulejman Delvina” – ”Medar Shtylla” – ”Skënder Luarasi” – “Grigor Heba” – “Gjik Kuqali”, përfshirë edhe ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore, ndriçimin, sinjalistikën dhe gjelbërimin.

Zona e Komunës së Parisit është përfituese direkt edhe nga hapja e Unazës së Madhe, një nga projektet më të rëndësishme të transformimit të Tiranës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat