Zjarr pranë një karburanti në Tiranë, e gjithë lagjja në rrezik

Tirana

Zjarr pranë një karburanti në Tiranë, e gjithë lagjja në rrezik

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 17:47
Pamje nga vendngjarja

Në mes të lagjes Yzberisht në kryeqytet, ka rreth një orë një zjarr i ndezur dhe zjarrfikësja nuk duket gjëkundi. Zjarri është shumë pranë një karburanti dhe kjo përbën një rrezik jashtëzakonisht të madh për të gjithë banorët e zonës.

Me sa duket dikush ka vendosur të djegë plehra e të vërë jetën e një lagjeje të tërë në rrezik. Sipas dëshmitarëve për vetëm para 10 minutash ka mbërritur zjarrfikësja në vendngjarje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat