Padinë e kujt e rrëzoi Kolegji Zgjedhor në Shqipëri?

Tirana

Padinë e kujt e rrëzoi Kolegji Zgjedhor në Shqipëri?

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 15:08
Këshilli bashkiak i Tiranës

Kolegji Zgjedhor në Shqipëri ka rrëzuar padinë e Lindita Veliasit, e cila pretendonte në këshillin bashkiak të Tiranës vendin e Genta Mezinit.

Kjo e fundit u përjashtua nga radhët e LSI në këtë këshill, pasi votoi bashkë me Agim Krajën pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Mezini do të jetë pjesë e këshilltarëve të PS pasi u përjashtua nga LSI.

Mezini rezulton e 19-a në listë, por Lindita Veliasi e ka cilësuar si të kundraligjshëm përzgjedhjen e saj, pasi ajo ishte e renditur e 17-a dhe mandati duhet t’i takonte asaj.

Por nga shkresat e Bashkisë së Tiranës drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, firmosur nga sekretari i përgjithshëm Behar Zeneli, i cili vjen nga radhët e LSI-së, thuhet qartë se Lindita Veliasi është punonjëse e Bashkisë së Tiranës dhe ka konflikte interesi e për këtë arsye nuk mund të marrë mandatin e Këshilltares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat