Tiranasi plagos me gomone 19 vjeçarin nga Himara

Tirana

Tiranasi plagos me gomone 19 vjeçarin nga Himara

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 18:59
Policia e Tiranes

Një 26-vjecar banues në Tiranë ka plagosur me gomone në plazhin e Potamit, Himarë, shtetasin J.J., 19 vjeç, banues në Himarë.

Policia e Vlorës bën me dije se i riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur4 ditë më parë dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin N.T., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.07.2017, në plazhin e Potamit, Himarë, në brendësi të detit, nga pakujdesia, ka plagosur lehtë me gomone shtetasin J.J., 19 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 92 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat