Çfarë do të ndodhë nesër në aksin Tiranë-Gjiri i Lalzit? Ja paralajmërimi i policisë

Tirana

Çfarë do të ndodhë nesër në aksin Tiranë-Gjiri i Lalzit? Ja paralajmërimi i policisë

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 23:16
Ilustrim

Policia Rrugore bën me dije se nesër aksi rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit do të jetë e mbingarkuar për shkak të fluksit të mjeteve të pushuesve nga Tirana dhe qytetet e tjera që synojnë këtë zonë plazhi.

Kësisoj këshillohen drejtuesit e mjeteve që të përdorin aksin Tiranë-Ndroq-Plepa-Durrës.

Drejtoria e Policisë Rrugore

 Policia Rrugore njofton se për ditën e nesërme nisur nga vrojtimet e dy javëve të fundit, ngarkesa në aksin rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit do të jetë e mbingarkuar për shkak të fluksit të mjeteve të pushuesve nga Tirana dhe qytetet e tjera që synojnë këtë zonë plazhi.
Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës ose në alternative edhe aksin Tiranë – Tuneli i Krrabes – Elbasan – Rrogozhinë.

Policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve të shmangin tejkalimet e shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimin e alkoolit dhe gjithashtu në çdo rast të përdorin rripat e sigurimit dhe për motoçiklistët kaskat mbrojtëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat