Trafik i madh makinash bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, thirrja e policisë: Lëvizni në këto rrugë

Tirana

Trafik i madh makinash bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, thirrja e policisë: Lëvizni në këto rrugë

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 09:58
Autostrada Tiranë-Durrës

Policia Rrugore njofton se aksi rrugor Tiranë - Gjiri i Lalzit e anasjelltas  është i mbingarkuar. 

Ka fluks të madh lëvizjesh të automjeteve.

Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës.

Ndërsa në akset rrugore Lezhë- Shengjin, Shkodër-Velipojë, Fier dhe Vlorë situata e trafikut është mbi normalen e javës por nuk ka probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat