Alarmi për depozitat e ujit në Tiranë: Gjendet llum i zi e i kuq

Tirana

Alarmi për depozitat e ujit në Tiranë: Gjendet llum i zi e i kuq

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 00:48
Situatë alarmante në depozitat e ujit të qytetit të Tiranës

Situatë alarmante në depozitat e ujit të qytetit të Tiranës. Në një vëzhgim të bërë nga “Vizion Plus” ka rezultuar që shumica e këtyre depozitave kanë mbi 10 vite të papastruara. Kjo është një përgjegjësi e administratorëve të pallateve, sipas ligjit, por këta të fundit e hedhin fajin mbi banorët, që nuk pranojnë të paguajnë për këtë shërbim.

Drejtoria e Shëndetit Publik Tiranë deklaron se situata është alarmante dhe se analizat e bëra kanë rezultuar me ndotje. Nëse depozitat nuk pastrohen njëherë në 6 muaj, mundësia që aty të krijohen parazitë, viruse e baktere është shume e lartë. Në një kohë kur shqiptarët nuk kursejnë paratë, për telefonat e fundit, për shooping, apo për udhëtime, neglizhojnë të paguajnë 1500 lekë në 6 muaj për shëndetin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat