I nxehti “than” Tiranën, Veliaj: Jemi në gjëndje emergjence për ujin në këto zona!

Tirana

I nxehti “than” Tiranën, Veliaj: Jemi në gjëndje emergjence për ujin në këto zona!

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 15:19
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shpallur gjëndjen e emergjencës për shkak të një sërë problematikave që kanë lindur për shkak të të nxehtit dhe temperaturave “sahariane”.

Veliaj ka sqaruar se në zonat periferike të kryeqytetit është evidentuar mungesa e ujit të pijshëm. Kriza sipas Veliajt ka prekur Unazën e Re, Astiri apo Yzberishti.

Kreu i Bashkisë gjithashtu i është lutur qytetarëve që të ulin konsumin e ujit për nevoja sekondare si vaditja apo etj.

 “Në këto kushte ekstreme është evidentuar mungesa e ujit, momentalisht kemi krizë që prek 10-15% të popullsisë së Tiranës, kryesisht ne zonat Yzberisht, Unaza e Re, Astir. Tirana është në gjendje emergjence. Nëse do jetë nevoja do shpallet edhe në gjithë qarkun”.


Kujtojmë që ditën e nesërme pritet që temperaturat maksimale të kapin shifrën e 41 gradëve celcius. Një situatë e ngjashme me temperatura të larta, pritet të zgjasë edhe ditët e fundjavës. E diela duket më shpresëdhënese, pasi pritet të ketë një ulje të temperaturave deri në 35 gradë celcius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat