Qarku Tiranë, numërohen 156 kuti, ja si ndahen mandatet

Tirana

Qarku Tiranë, numërohen 156 kuti, ja si ndahen mandatet

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 06:56
ilustrim

Në Tiranë ka përfunduar numërimi i 156 kutive nga 1198 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 48.16% të votave.

PD vjen e dyta me 29.16% të votave. LSI renditet e treta me 13.41% të votave. Në vend të katërt është PDIU me 4.09% të votave. Ndërsa LIBRA renditet e pesta me 2.69% të votave.

Në Tiranë ndahen 34 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 18 mandate; PD 10 mandate; LSI 5 mandate; PDIU 1 mandat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat