Ana tjetër e sheshit Skënderbej

Tirana

Ana tjetër e sheshit Skënderbej

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 07:23
Sheshi Skënderbej

Sheshi Skënderbej është një ndër projektet më të përfolur të Erion Veliajt. Jo vetëm për faktin se janë shpenzuar 16 milionë euro apo që këto para iu dhanë kompanisë së familjes së kryeprokurorit të Tiranës që po hetonte vdekjen e Ardit Gjoklajt dhe aferën e Veliajt në landfillin e Sharrës. Jo vetëm për bllokimin e  makinave në këtë arterie kryesore të qarkullimit në kryeqytet. As për festën me muzikë e fishekzjarre, që as imagjinohet ta shohësh në ndonjë vend tjetër të botës në raste inagurime parkingjesh publike.

Ai është përfolur më shumë se nuk është funksional, se ende është e paqartë se për çfarë shërben si hapësirë pedonale, se është një sipërfaqe e stërmadhe pa gjelbërim, se punimet janë bërë me shpejtësi e pa standarde vetëm për ta arritur inagurimin në fushatë elektorale, se do të shërbejë vetëm si oborr për pallate shumëkatëshe që janë projektuar për t’u ndërtuar në qendër dhe jo qytetarëve, se është një shpenzim i kotë nga një fiksim i Edi Ramës që kur drejtonte bashkinë e Tiranës.

Eshtë një prej projekteve që do të flitet gjatë. Duke parë se çfarë prodhuan 16 milionë eurot e shpenzuara për pllaka që kanë nisur të thyhen e lëvizin ende pa shkelur njeri mbi to, Erion Veliaj doli një ditë pas inagurimit për t’u treguar qytetarëve anë të tjera të mira të “veprës” së tij të ndërtuar nën udhëzimet dhe bekimin e Edi Ramës.

Ai i vuri sheshit notën 10. Por punimet e kryera me shpejtësi e në garë bastesh me biznesmenë për datën e inagurimit, siç tha vetë në një aktivitet disa ditë më parë, i kanë cënuar jo pak standardet, e dukshme kjo në foton e mëposhtme.

Ndërsa si hapësirë funksionale, ajo duket se është vetëm në shërbim të shijeve e llogarive të Erion Veliajt dhe shefit të tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat