Arrestohet edukatorja e kopshtit privat në Tiranë, kamerat e kapin duke rrahur fëmijët

Tirana

Arrestohet edukatorja e kopshtit privat në Tiranë, kamerat e kapin duke rrahur fëmijët

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Edukatorja e një kopshti privat në Tiranë është arrestuar nga Policia pas kallëzimit të dy prindërve, se i ka dhunuar fëmijët në ambientet e kopshtit.

Edukatorja 30-vjeçare Denida Rexhepi, lindur në Elbasan dhe me banim në Tiranë, akuzohet për veprën penale të “keqtrajtimit të të miturit”. Ajo u vu në pranga gjatë ditës së djeshme nga efektivët e komisariatit numër 2, aty ku u bë edhe kallëzimi nga dy nëna.

Një nënë 19-vjeçare J.B dhe një tjetër 28-vjeçare me inicialet M.L kanë bërë kallëzim në komisariat se fëmijët e tyre janë dhunuar fizikisht nga edukatorja e kopshtit privat.

Sipas tyre, Denida Rexhepi i ka dhunuar fëmijët më 30 dhe 31 maj, e faktuar kjo edhe nga kamerat e sigurisë që ka të instaluara në kopshtin privat. 

Mësohet se kamerat e sigurisë janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale, ndërsa çështja tashmë i ka kaluar për hetim prokurorisë së Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat