Veliaj tregon fiqtë e “Sheshit Skënderbej” dhe disa veçanti të panjohura për publikun

Tirana

Veliaj tregon fiqtë e “Sheshit Skënderbej” dhe disa veçanti të panjohura për publikun

Më: 22 maj 2017 Në ora: 21:53
Erion Veliaj

Kryebashkiaku Veliaj ka inspektuar punimet e sheshit Skënderbej, që do të hapet për gjithë qytetarët më 10 qershor.

 I ftuar në emisionin “Njerëz në Fokus”, Veliaj ka zbuluar një sërë detajesh në lidhje me sheshin Skënderbej.

Çfarë veçanti kanë këto pllaka? 

Janë marrë grurë nga disa treva të Shqipërisë. Pjesa qendrore nuk mund të mbillet me pemë. Do kalojë ujë në gjithë sheshin, i cili ndjeshëm temperaturën, uji është i riciklueshëm. 

Thuhet se pllakat krijojnë nxehtësi? 

Bëj një lloj pune ku të gjithë japin mend për çdo gjë. Kemi zgjedhur inxhinjierët më të mirë. Në këtë sens them që duhet t’ja lëmë ekspertëve. Kemi mbjellë 2 mijë pemë dhe 25 mijë shkurre.

Keni mbjell dhe fiq? 

Ka një seksion me fruta tipike të Tiranës

Nuk është me kast dmth? 

Jo, edhe fiku është pjesë e frutave që mbillen në një bahçe tironse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat