Veliaj nis fushatën në Tiranë

Tirana

Veliaj nis fushatën në Tiranë

Më: 18 mars 2017 Në ora: 11:57
Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, njëkohësisht edhe anëtar i kryesisë së PS ka nisur fushatën në kryeqytet për zgjedhjet e 18 qershorit.

Ai është takuar me anëtar dhe simpatizantë të njësisë nr.8 në Tiranë ku foli për një sërë investimesh në zonë në dy vitet e fundit, duke e transformuar këtë njësi. Blloqe banimi janë rehabilituar, gjithashtu disa shkolla, kopshte dhe çerdhe.

Veliaj tha se dhe në ato pjesë që ende nuk është ndërhyrë tërësisht, po evidentohen problematikat për të krijuar planin e investimeve. Veliaj theksoi se ndryshimi në disa lagje është vetëm çështje kohe. “Nuk ka kaluar një ditë në këto një vit e gjysmë qe të mos kemi bërë një punë konkrete. Pra, është vetëm çështje kohe sa të vijmë ne çdo njesi”, tha ai.

Duke u ndalur te Plani i Përgjithshëm Vendor dhe te vendimi për heqjen e zonës së mbrojtur për Njësinë nr.8, Kreu i Bashkisë deklaroi se shumë shpejt e gjithë zona do të njohë një transformim dhe një zhvillim edhe për ekonomitë e të gjithë banorëve të kësaj lagjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat