Veliaj në Siçili, takim me kryebashkiakun e Palermos

Tirana

Veliaj në Siçili, takim me kryebashkiakun e Palermos

Më: 12 mars 2017 Në ora: 09:21
Erion Veliaj dhe Leoluca Orlando

Mediat lokale të ishullit të Siçilisë në Itali informojnë se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar të shtunën një takim pune në kryeqëndrën e këtij territori, në qytetin e Palermos.

Erion Veliaj është pritur në një takim institucional nga kryetarin i Bashkisë së Palermos Leoluca Orlando.

Për mediat italiane kryebashkiaku i Palermos u shpreh “se ishte një privilegj për të mirëpritur në qytetin e Palermos, kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Me këtë komunë kemi e synojmë të kemi një raport gjithnjë e më të ngushtë të bindur se përkatësia e Mesdheut do të na e thjeshtësojë këtë rrugëtim.”

Nga ana e tij Erion Veliaj ka deklaruar se “kryebashkiaku i Palermos është një shembull frymëzimi për të gjithë kryetarët e bashkive, sa i takon proçesit të integrimit e të mirëpritjes. Eksperienca e qytetit të Palermos nga ku çdo ditë zbarkojnë emigrantë që nuk bëhen pengesë por një mundësi e madhe për komunitetin e qytetit, më bën të nënvizoj sesi këto tema sot kanë bërë që të ndryshojë opinioni mbi Shqipërinë, që tashmë konsiderohet si burim pasurie kulturore e turistike o jo më si një burim frike”.

“Vlerësoj, tha në mbyllje numri një i Palermos, arritjet pozitive në zhvillimin ekonomik e në fushën kulturore e turistike të Shqipërisë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat