Momenti kur këshilltari i PD-së “sulmon” Veliajn

Tirana

Momenti kur këshilltari i PD-së “sulmon” Veliajn

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 21:03
Erion Veliaj

Në videon më poshtë shfaqet momenti kur këshilltari i PD-së, Fabian Topollaj i hedh një grumbull me dokumenta kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Incidenti ndodhi gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Pasi i hodhi dokumentet, këshilltari i PD i rrëmbeu mikrofonin Veliajt dhe deklaroi: “Rrini me hajdutëritë tuaja. Qytetarët janë në shesh. Ju dhe hajdutët janë këtu”.

Pas këtij momenti këshilltarët e PD-së u larguan nga mbledhja, në të cilën kryebashkiaku Erion Veliaj provokoi duke thënë se do të hiqte çadrën e protestuesve të PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat