Kjo është detektivja e parë private në Tiranë, biondja ka një mision të rëndësishëm!

Tirana

Kjo është detektivja e parë private në Tiranë, biondja ka një mision të rëndësishëm!

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 13:32
Detektivja e parë në Tiranë, Shkëndije Lilin

Lajmi i publikuar për krijimin e “Agjencisë Investigative D.I.A” në Facebook tërhoqi mjaft vëmendjen e burrave dhe grave, pasi kjo faqe është ngritur për të zbuluar tradhtitë bashkëshortore.

Kjo faqe sipas të dhënave është krijuar në Tiranë dhe fton të gjitha gratë apo të gjithë burrat të denocojnë çdo hije dyshimi për partnerët e tyre. Dhe ç’bën kjo faqe pas denoncimit? Gjen një dedektiv privat për të siguruar provat. Ditën e sotme, faqja na ka prezantuar edhe me dedektiven e parë bjonde, Shkëndije Lilin.

“Jam e nderuar qe titullin Detektiv Privat e mora nga njerëz të nderuar si Av Ndue Pjetra Oreta Saliaj dhe Prokuror Eugen Beci”, shkruan dedektivja bjonde. 

ÇFARË OFRON AGJENCIA 

Sipas të dhënave që publikon (Theksojmë se ligji nuk lejon ekzistencën e agjencive të kësaj natyre): 

“Agjensia D.I.A ofron sherbime Investigative, te specializuara per :

Tradhetine

Montim GPS

Zbulim Identiteti

Persona te humbur

Kontroll per pergjuesa

Parandalim i humbjeve

Zbulim i falsifikimit (te markave & patentave mbi produktet industriale )

Vezhgim / kunder vezhgim

Hetim mbi personalitetinapo te shkuaren e personave

Mashtrime mbi pronat / te ndryshme

Hetim mbi aksidentet automobilistike

Zbulim i pabesueshmerise se ortakut

Mashtrimin me siguracionin e makinave

Vjedhje ne ambjentet e biznesit & magazinave”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat